Festat nuk duhet t’ju bëjnë të konsumoni ushqime që dëmtojnë fëmijën apo ecurinë e mirë të shtatzanisë edhe pse pjatat që mund t’ju serviren do të jenë të shumëllojshme dhe të shijshme.
Ëmbëlsira, gatime tradicionale, pije të ndryshme, duket se nuk mbajrojnë kurrë ndërsa ju duhet të jeni tepër selektive në atë që konsuoni. Gjithashtu rëndësi ka të mbani nën kontroll edhe sasinë e ushqimit në mënyrë që të mos merrni shumë peshë. Të mos harrojmë se kjo është një periudhë gjatë së cilës të gjithë marrim shumë peshë!
Kujdes me!
- Sallamin dhe proshutën krudo. Mos harroni se toksoplazmoza (infeksion) nuk bën dallime në periudhë festash. Edhe mishin e pagatuar mirë e mbani larg. Mund të konsumoni proshutë të pjekur (koto), proshutë tip mortadela, zambon etj.
- Evitoni djathin gorgonzola. Mund të jetë një prej djathrave që përdoren më shpesh në tavolinat festive por rreziku i listeriozës do të jetë i madh po ashtu edhe tek djathrat e tjerë të butë.
- Kremi mascarpone. Mund të përdoret në shumë ëmbëlsira apo për të shoqëruar panetonet. Mos harroni se përgatitet me vezë të pagatuara dhe mund të shkaktojë salmonelën, një patologji që mund të shkaktojë komplikacione serioze në shtatzani.
- Sallata ruse dhe pjatat me bazë majonezi. Duhet të evitohen pasi përmbajnë vezë të pagatuara.
- Salmoni i tymosur. Mund të jetë pjesë e menuve festive edhe në ndonjë restorant që mund të shkoni por bën pjesë në kategorinë e ushqimeve krudo prandaj mund të shkaktojë salmonelë, listeri dhe hepatit.
- Shampanjën dhe alkoolin në përgjithësi. Mund ta provoni pak shampanjën por jo ta pini. Konsumoni më tepër ujë. pernenat.al