Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja më të mëdha ushqimore për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave.
Mes tjerash, ju duhen më shumë proteina për ndërtimin e qelizave, karbohidrate për energji, hekur për të parandaluar aneminë, kalcium për kockat dhe acid folik për të ulur rrezikun e defekteve të lindjes, shkruan burimi Baby Center transmeton Gazeta Shneta.
Gjithmonë konsultohuni me mjekun për të përshtatur dietën sipas nevojave tuaja.
Kosi – Një burim i mirë i kalciumit dhe proteinave. Kalciumi ndihmon në formimin e kockave të foshnjave dhe mban edhe kockat tuaja të forta.
Karkalecat – Peshqit e detit duhen konsumuar me kujdes gjatë shtatzënisë për shkak të merkurit, por karkalecat janë të sigurt. Ata ofrojnë proteina pa shumë yndyrë, si dhe janë të pasur me selen dhe vitaminë D.
Papaja – Një frut tropikal i pasur me enzima që ndihmojnë tretjen e proteinave dhe vitaminë C. E përshtatshme për nënat që kërkojnë më shumë energji dhe mbështetje për sistemin imunitar.
Vezët – Janë burimi më i mirë i kolinës, që mbështet zhvillimin e trurit dhe kujtesës së foshnjës.
Spinaqi – I mbushur me hekur, acid folik, kalcium, vitaminë K dhe fibra. Një zgjedhje e shkëlqyer për shëndetin e përgjithshëm dhe për të parandaluar mungesën e vitaminave gjatë shtatzënisë.
Zgjedhja e ushqimeve të duhura janë çelësi për një shtatzëni të shëndetshme me binjakë. /Gazeta Shneta/


