Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqyerja me gji parandalon dy nga sëmundjet më vdekjeprurëse tek femrat

Femina 24/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat që ushqejnë foshnjat me gji mund të ulin rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru me kalimin e viteve, ka zbuluar një studim i ri. Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezores, osteoporozën dhe obezitetin – dhe tani shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri të inkurajojë më shumë gra që të ushqejnë foshnjat me gji.

Hulumtuesit shkencorë nga Britania dhe Kina analizuan të dhënat e më shumë se 280 mijë nënave nga Kina, transmeton Gazeta Shneta.

Pasi përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut, si duhanpirjen, tensionin e lartë të gjakut dhe aktivitetin fizik, ata zbuluan se nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji janë 9% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe 8% nga goditjet në tru, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë asnjëherë fëmijët me gji. Sa më gjatë t’i ushqejnë fëmijët, aq më shumë ulet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat.

Për çdo 6 muaj që nënat ushqejnë fëmijët me gji, ulet rreziku me 4% për sëmundjet e zemrës dhe 3% për goditjen në tru. Tek nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre për gati 2 vjet, rreziku i sëmundjeve të zemrës është 18% më i vogël dhe i goditjes në tru është 17%, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë fare.

Hulumtuesja shkencore Sanne Peters, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se përfitimet e ushqyerjes me gji mund të shpjegohen me ndryshimet e metabolizmit pas lindjes së bebes.

“Përfitimet shëndetësore nga ushqyerja me gji tek nëna mund të shpjegohen me “rivendosjen” e shpejtë të metabolizmit tek nëna pas shtatzënisë”, thotë ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi t’i rritni shanset për të ngelur shtatzënë me binjakë?
Artikulli i rradhës Mirsa Kerqeli u bë përsëri nënë, ja çfarë tortë të bukur i bëjnë për vajzën (Foto)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.