Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqyerja me gji tek binjakët

Këshilla për shtatzëna 17/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po të mendojmë se rreth 1/100 shtatzani janë binjake, atëherë është e kuptueshme që problem i ushqyerjes me gji merr përmasa të mëdha. Ushqyerja e një fëmije vetëm dhe krijon kaq vështirësi, sidomos tek një nënë e re dhe pa përvojë. Atëherë kur fëmijët janë dy, nëna të shumtën e herëve mendon se nuk është e zonja që të ketë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer njëkohësisht të dy fëmijët.

Vërtet fëmijët janë dy, por thithin dyfish, kështu që stimulimi që i bëhet gjirit është dyfish; atëherë dhe prodhimi i qumështit është dyfish. Nuk ka arsye që të brengosemi.

Një nënë që ushqen me gji binjakët mund të prodhojë edhe 2 litra qumësht në ditë: sasi kjo më se e mjaftueshme! Problemi kryesor në këtë rast, është koha që i kushton nëna ushqyerjes së fëmijëve; shpesh asaj i duhet të merret me ushqyerjen e fëmijëve edhe 10 – 12 orë në ditë.

Por nëqoftëse nëna arrin që t`i ushqejë njëkohësisht binjakët, atëherë problemi kohë bëhet më pak i rëndësishëm. Në fillim nëna përpiqet t`i ushqejë ata veç e veç, ose sepse i duket e vështirë që t`i ushqejë ata së bashku, ose sepse dëshiron që të ketë një kontakt të veçantë me secilin prej tyre, ose ngaqë shpesh herë nuk di se çfarë të bëjë (është e hutuar).

Por kjo nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i nënës, sepse siç kemi thënë edhe më parë, varet edhe nga dëshira e momenti i secilit nga binjakët : oraret e binjakëve mund të jenë të ndryshme; në fund të fundit, secili prej tyre është individ i veçantë.

Në fakt shumica e nënave e konsiderojnë një ndërmarrje akrobatike të ushqyerin e njëkohshëm të të dy binjakëve. Nëna parapëlqen të ushqejë njërin, ndërkaq që tjetrin e qetëson me biberon, ose e përkund në pritje për ta vënë në gji. Sidoqoftë, nuk është e pamundur që binjakët të ushqehen njëkohësisht, por edhe në këtë rast merr rol të veçantë pozicioni i vendosjes në gji të fëmijëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfeksioni ia mbyti foshnjën 5 ditëshe, thirrja dëshpëruese e nënës
Artikulli i rradhës A lejohet marrëdhënia seksuale gjatë muajit të Ramazanit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.