Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimet më efektive për uljen e tensionit të lartë të gjakut

Jetë 15/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studime të reja tregojnë se disa lloje ushtrimesh fizike mund të ndihmojnë ndjeshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut tek personat me hipertension.

Analiza më e fundit lidh ushtrimet aerobike, kombinimin e ushtrimeve aerobike me ato të forcës, si dhe stërvitjen me intervale me intensitet të lartë (HIIT), me përmirësime të dukshme të presionit të gjakut gjatë 24 orëve, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Hipertensioni konsiderohet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë goditjen në tru, sulmin në zemër dhe dështimin e zemrës.

Shumë njerëz jetojnë me tension të lartë pa qenë të vetëdijshëm për këtë problem. Për këtë arsye, aktiviteti fizik rekomandohet prej kohësh si pjesë e trajtimit dhe parandalimit.

Hulumtimi analizoi 31 studime klinike me mbi 1,345 pjesëmarrës dhe përfshiu forma të ndryshme ushtrimesh, si ecja e shpejtë, vrapimi, çiklizmi, ushtrimet me pesha, joga, pilates, sportet rekreative dhe HIIT.

Rezultatet treguan se ushtrimet aerobike mbeten metoda më e qëndrueshme për uljen e tensionit gjatë ditës dhe natës.

Megjithatë, kombinimi i ushtrimeve aerobike me ato të rezistencës dhe HIIT sollën gjithashtu rezultate shumë pozitive.

Sipas studiuesve, stërvitja e kombinuar ndihmon jo vetëm sistemin kardiovaskular, por edhe forcimin muskulor dhe funksionalitetin fizik.

Ndërkohë, HIIT po konsiderohet një alternativë praktike për njerëzit që kanë mungesë kohe, pasi jep rezultate të mira në periudha më të shkurtra ushtrimi.

Ekspertët theksojnë se ushtrimet aerobike dhe ato të kombinuara duhet të mbeten rekomandimet kryesore për kontrollin e tensionit të gjakut, ndërsa kërkime të tjera do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë efektet e formave të tjera të aktivitetit fizik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMuaji i ndërgjegjësimit për Celiakinë: Rëndësia e diagnostikimit të hershëm te fëmijët
Artikulli i rradhës Menopauza rrit rrezikun për shëndetin e zemrës tek gratë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.