Edhe pse është një nga infeksionet më të zakonshme vaginale, me siguri nuk ka gjasa që keni dëgjuar për vaginozën bakteriale.
Një infeksion për të cilin nuk flitet shpesh ai edhe gabohet me infeksionin e majave, edhe pse ka dallim në simptoma, transmeton Gazeta Shneta.
Pra, çfarë është vaginoza bakteriale?
Është një lloj i inflamacionit për shkak të mbipopullimit të baktereve të këqija në vaginë, duke shkaktuar një ndërprerje në ekuilibrin natyror të baktereve të mira dhe të këqija.
Gratë e çdo moshe mund të kontraktojnë vaginozën bakteriale dhe ajo mbartë një rrezik për abort ose lindje të parakohshme për gratë shtatzëna.
Nëse pini duhan, lahni ose përdorni sapunë banjo me aromë të tepërt, ka më shumë të ngjarë të merrni vaginozë bakteriale.
Mund të transmetohet edhe seksualisht edhe pse zyrtarisht nuk klasifikohet si një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Simptomat e vaginozës bakteriale përfshijnë:
Erë e keqe
Kruarje në zonën vaginale
Një ndjesi djegie kur urinoni
Shkarkim i butë vaginal. /GazetaShneta/