Rruajtja e këmbëve me xhel ose krem rroje mund të irritojë lëkurën.
Megjithatë, vaji i bebes është një alternativë e mirë si produkt tradicional i rruajtjes, sugjeron autori Joey Green.
Përveç se ndihmon me rruajtjen, ai hidraton edhe lëkurën e ndjeshme, si dhe zvogëlon rrezikun ndaj skuqjes së saj, transmeton Gazeta Shneta
Por, ka disa hapa të cilët duhet ndjekur.
Hapi i parë:
Lajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thani ato me peshqir.
Hapi i dytë:
Vendosni përafërsisht 1 lugë gjelle vaj bebeje në pëllëmbën tuaj dhe zbuteni atë përmbi këmbët tuaja. Sigurohuni që ta aplikoni një shtresë të hollë vaji në zonat ku do t’i rruani.
Hapi i tretë:
Lani duart me sapun për të pastruar vajin fillimisht. Më pas, drejtojeni mjetin e rrojës mbi këmbët tuaja, duke i rruajtur ato si më përpara. Nëse hasni ndonjë zonë të thatë, vazhdoni dhe aplikoni më shumë vaj bebeje në atë zonë.
Hapi i katërt:
Bëni dush menjëherë, me qëllim që ta heqni vajin e bebes nga këmbët.
Hapi i pestë:
Aplikoni një sasi shumë të vogël të vajit të foshnjës në këmbët tuaja pasi të keni bërë dush, me qëllim që t’i bëni këmbët tuaja të ndjehen më të buta.
Gjërat që do t’ju nevojiten:
- Peshqir
- Vaj për foshnje
- sapun
- brisk rroje
Paralajmërim: Asnjëherë mos e përdorni vajin e foshnjës me një mjet elektrik rroje./Gazeta Shneta/