Refiqe Tërnava, vajza e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnavës, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka quajtur me emrin Atik, shkruan Gazeta Shneta.
Refiqe Tërnava e cila është këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, nuk e ka kryer lindjen në ndonjë spital të Kosovës. Ajo ka udhëtuar në Shkup në një klinikë private për të lindur fëmijën e saj.
“Mirë se erdhe në jetën time, bebja Atik”, ka shkruar ajo në anglishte në një postim në rrjetet sociale, ku shihet edhe ‘check-in’ në spitalin privat në Shkup.
Tërnava nuk është e vetmja që ka udhëtuar për të lindur në Maqedoninë Veriore. Atje shkojnë edhe shumë këngëtare e VIP, si dhe bashkëshorte të politikanëve. Ndërsa për çfarëdo komplikimi që mund t’ju ndodh pastaj përfundojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK apo Neonatologjisë për bebat e tyre. /Gazeta Shneta/