Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vajza shpëtuam: U gjet zgjidhja për qimet nën lëkurë

Femina 26/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tani që jemi zyrtarisht në stinën e verës, trupi, sidomos këmbët, ekspozohen gjithmonë e më shumë. Ja cilat janë disa nga strategjitë që duhet të ndiqni për të zhdukur qimet nën lëkurë:

Bëni rregullisht eksfolim para depilimit
Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni.

Aplikoni kompresa të ngrohta
Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 2­ 3 minuta, 2 herë në ditë çdo ditë, derisa qimja të dalë. Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i rruani këmbët me kujdes në drejtim me qimet.

Trajtojeni siç do të bënit me aknet
Qimet nën lëkurë janë shumë të ngjashme me aknet,veçanërisht kur preket nga infeksionet (gjë që ndodh shpesh. Peroksidi i benzolit dhe acidi salicilik disa herë në ditë, kombinuar me eksfolim, është mjaftueshëm për t’i nxjerrë qimet në sipërfaqe të lëkurës.

Gjithnjë përdorni një krem depilimi hidratues
Duke qenë se qimet e trasha janë ato që përgjithësisht mbeten nën lëkurë (dhe kjo ndodh zakonisht në zonën e bikinit), mbajeni këtë zonë të butë duke përdorur një shkumë ose krem depilimi hidratues.

Shkuleni
Vetëm pasi qimja të ketë dalë në sipërfaqe, shkuleni me ndihmën e një piskatoreje të sterilizuar (me alkool).

Artikulli paraprakVëmendje gra: Cistet e vezoreve gjatë shtatzënisë, mund t’i shkaktojnë diçka të tmerrshme foshnjes
Artikulli i rradhës Aminoacidi unik për terapi të kancerit të trurit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.