Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në tremujorin e dytë të shtatzënisë kjo gjendje mund të sjellë shqetësime tek nëna dhe foshnja

Këshilla për shtatzëna 31/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diabeti gestacional zhvillohet kur nivelet e glukozës në gjak janë abnormale të larta gjatë shtatzënisë për shkak të trupit që zhvillon një rezistencë ndaj insulinës.

Ndër të tjera pa trajtim të duhur gjendja mund të dëmtojë nënën dhe foshnjën. Pas lindjes së foshnjës, simptomat e diabetit gestacional zakonisht zhduken sipas ekspertëve mjekësor, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Diabeti gestacional i shfaqur në kohën e shtatzënisë është një gjendje ku nivelet e glukozës në gjak janë shumë të larta.

Shenjat e diabetit gestacional zakonisht fillojnë rreth javës 20–24 të shtatzënisë në tremujorin e dytë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor poashtu marrin mostrat për testim të kësaj gjendje midis javës 24 dhe 28 të shtatzënisë.

Nivelet e tepërta të glukozës në qarkullimin e gjakut mund të shkaktojnë komplikime si për nënën shtatzënë ashtu edhe për foshnjën e palindur.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që një mjek të diagnostikojë diabetin gestacional menjëherë për të siguruar që nivelet e glukozës në gjak të mbahen të qëndrueshme.

Rreth 3–8% e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë diabet gestacional.

Nivelet e sheqerit në gjak zakonisht kthehen në shkallë normale pasi fëmija të lindë, megjithëse ekziston një shans prej 50% tek gratë që përjetojnë diabet gestacional që mund të zhvillojnë diabet tip 2 në të ardhmen.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Çfarë e shkakton diabetin gestacional?

Diabeti gestacional është gjendje ku trupi i një gruaje shtatzënë bëhet rezistente ndaj insulinës. Në organizëm ende prodhohet insulina, por ajo insulinë nuk është më efektive në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Poashtu, kjo situatë zakonisht nuk shkakton simptoma të përgjithshme përveç në disa raste kur mund të sjellë një etje të rritur dhe një urinim më të shpeshtë se zakonisht.

Nëse dikush vëren simptoma të tilla gjatë shtatzënisë që i shkaktojnë shqetësim, pavarësisht sa delikate të jetë gjendja duhet të kontaktojë profesionistët shëndetësor. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSa kohë ju nevojitet për të ngjizur shtatzëninë e dëshiruar, zbulon studimi i fundit
Artikulli i rradhës Vaksina COVID dhe inflamacioni i zemrës tek adoleshentët, një temë diskutimi në tryezë për shkencën

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.