Një studim që ndjek pothuajse 70,000 fëmijë në Suedi nuk zbuloi rrezik të rritur të çrregullimit të spektrit autik në mesin e atyre nënave të të cilat morën një vaksinë gripi.
Ndonëse në studimet e kaluara është treguar që vaksinat e gripit gjatë shtatëzënisë mund të jetë mbrojtëse si për gruan ashtu edhe për foshnjën por disa prej tyre kanë eksploruar rreziqet afatgjata shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.
Hezitimi i vaksinimit në këtë periudhë është në rritje, por gjithnjë e më shumë kërkime sugjerojnë se nuk duhet të ndodhë kjo shmangie.
Një studim gjithëpërfshirës, nuk gjen asnjë lidhje midis vaksinës së gripit në shtatzëni dhe çrregullimit të spektrit të autizmit tek fëmijët.
Studimi, i botuar në Annals of Internal Medicine, ndoqi gati 70,000 foshnje të lindura në shtatë rajone të kujdesit shëndetësor në Suedi midis tetorit 2009 dhe shtatorit 2010. Rreth 40,000 prej tyre ishin të ekspozuar ndaj vaksinës së gripit A (H1 N1) në mitër.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Studiuesit nga Instituti Karolinska në Stockholm, Suedi, ndoqën të gjitha foshnjat për një mesatare prej 6.7 vjetësh dhe zbuluan se 1% e atyre nënave të të cilat kishin marrë vaksinën dhe 1.1% e atyre nënave të të cilave nuk kishin marrë vaksinën kishin çrregullim të spektrit autik (ASD).
“Ne e dimë që autizmi ka një përbërës të fortë gjenetik dhe se asnjë shkencë nuk mbështet besimin se vaksinat e administruara në shtatzëni (ose në fëmijëri) mund të shkaktojnë autizëm,” shkroi epidemiologu Anders Hviid. /Gazeta Shneta/