Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinat gjatë shtatzënisë: Cilat janë të nevojshme?

Këshilla për shtatzëna 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinimi gjatë shtatzënisë mbron si nënën ashtu edhe foshnjën nga infeksione të rënda. Mjekët zakonisht rekomandojnë disa vaksina të sigurta dhe efektive, si Tdap, vaksina kundër gripit dhe dozwn përforcuese ndaj COVID-19.

Shtatzënia ndikon në sistemin imunitar, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të caktuara. Disa prej tyre mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë. Vaksinat e zvogëlojnë këtë rrezik dhe ndihmojnë që imuniteti të kalojë edhe te foshnja që në lindje, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Cilat vaksina rekomandohen gjatë shtatzënisë?

Në SHBA, profesionistët shëndetësorë rekomandojnë:

– Tdap (tetanosi, difteria dhe kollë e mirë).

– Vaksina kundër gripit.

– Dozën përforcuese ndaj COVID-19.

– Vaksina kundër virusit RSV.

Tdap:

Mbrojtja ndaj tri sëmundjeve bakteriale të rrezikshme: tetanosi, difteria dhe kollë e mirë. Kjo vaksinë ndihmon në krijimin e antitrupave që kalojnë te foshnja dhe e mbrojnë atë pas lindjes. Rekomandohet në çdo shtatzëni, më së miri në fillim të tremujorit të tretë.

Vaksina e gripit:

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga komplikimet e gripit. Vaksina sezonale e gripit aktivizon sistemin imunitar ndaj varianteve më të fundit të virusit. Vaksinat e inaktivizuara dhe rekombinante janë të sigurta. Ato që përmbajnë virus të gjallë nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.

COVID-19:

Gratë shtatzëna kanë rrezik më të lartë nga komplikimet e COVID-19. CDC këshillon që gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë shtatzëni të jenë të përditësuara me vaksinat përforcuese. Një studim i vitit 2024 në mbi 100,000 foshnje tregoi se vaksina nuk lidhet me pasoja negative pas lindjes.

RSV:

Ky virus shkakton infeksione serioze të frymëmarrjes te të porsalindurit. Vaksinimi gjatë shtatzënisë e mbron foshnjën që në lindje, por mund të jepet edhe pas lindjes, nëse foshnja është më e vogël se 8 muaj gjatë sezonit të parë të RSV-së. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTemperaturat e larta, Policia e Pejës apelon për kujdes ndaj rrezikut të zjarreve
Artikulli i rradhës Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.