Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

Lajme 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka konfirmuar   se pacientët janë transferuar në disa klinika për trajtim të mëtutjeshëm.

Pacienti A. Islami, i cili ishte kalimtar i rastit, në momentin që u plagos, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës predha është larguar me sukses dhe është realizuar trajtimi kirurgjikal i të gjitha dëmtimeve të evidentuara.

“Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë. Ai do të vazhdojë trajtimin dhe monitorimin pas operacionit, në përputhje me protokollet e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale.” – ka thënë Qyqalla.

Ndërsa tre të tjerët, që ishin personat kryesorë të përfshirë në përleshje, po trajtohen në klinika të ndryshme.

Klani mëson se anëtarët e familjes Zejnullahu, 36-vjeçari është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror. Ky i fundit është operuar dje, pas plagës që ka marrë në kokë gjatë konfliktit.

Edhe Agim Xhemajli po trajtohet në QKUK dhe i njëjti është dërguar në Kirurgjinë Torakale, për trajtimin e mëtejmë.

Artikulli paraprak125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës
Artikulli i rradhës 346 pacientë u trajtuan me terapi fikse ortodontike në QKSK gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

Ju sugjerojmë

Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

03/07/2026 Lajme

346 pacientë u trajtuan me terapi fikse ortodontike në QKSK gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

03/07/2026 Lajme

125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës

03/07/2026 Lajme

Implanti nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës

03/07/2026 Lajme

AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

03/07/2026 Lajme

Vala e të nxehtit në Francë shkaktoi rritje të vdekjeve me gati 30% brenda një jave

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.