Një artikull i kohëve të fundit në revistën prestigjoze JAMA përshkruan përhapjen e variantit Delta dhe reflekton mbi atë që politikëbërësit mund të bëjnë për të zvogëluar ndikimin e tij.
Autorët shpjegojnë se megjithëse vaksinat nuk mund të ndalojnë shfaqjen e rasteve, ato mund të parandalojnë rezultate të rënda nga sëmundja, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ata sugjerojnë që politikëbërësit të zhvillojnë mandate të vaksinave “në mes të rrugës” për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen.
Rritja e fundit e rasteve si pasojë e variantit Delta në Shtetet e Bashkuara po prek më së shumti popullatat e pavaksinuara.
Autorët e artikullit të ri theksojnë se shtetet amerikane me më shumë se 70% të popullsisë së tyre të vaksinuar raportojnë një numër më të ulët të rasteve në personat e imunizuar, duke dërguar kështu në zvogëlimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19.
Duke pasur parasysh shkallën e lartë të transmetimit të variantit Delta, arritja e imunitetit të tufës dhe ndërprerja e transmetimit mund të kenë nevojë për më shumë se 85% të popullsisë për të zhvilluar një përgjigje imune ndaj koronavirusit të ri, qoftë nga vaksinat ose infeksioni paraprak.
Zyrtarët shëndetësorë identifikuan për herë të parë variantin Delta në Indi në muajin dhjetor 2020-tën.
Ekspertët më pas e zbuluan variantin në SHBA në muajin mars 2021-tën. Ai fitoi klasifikimin e “variantit të shqetësimit nga grupi ndërinstitucionale rreth SARS-CoV-2, të krijuar nga Departamenti të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.
Autorët e revistës shpjegojnë se varianti Delta vlerësohet të jetë 60% më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm Alfa dhe më pak i përgjegjshëm ndaj trajtimeve dhe vaksinave.
Transmetueshmëria e tij e lartë do të thotë gjithashtu se ka më shumë mundësi të ndryshojë në variante të tjera ndërsa vazhdon të përhapet.
“Viruset pësojnë mutacion. Por ata kanë nevojë për një mikpritës që të riprodhohen dhe të ndryshojnë” thotë profesoreshë Dr. L. Syd M Johnson, nga Universiteti Upstate në NY.
Metoda për të ndaluar zhvillimin e mutacioneve të reja dhe më të rrezikshme të SARS-CoV-2 është ndalimi i transmetimit dhe infeksionit.
“Andaj e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është vaksinimi i njerëzve kundër virusit, në mënyrë që edhe nëse ata kontraktojnë infeksionin, sistemet e tyre imune mund të sulmojnë virusin para se të ketë një shans për të pësuar mutacion”. /Gazeta Shneta/