Nëna la pas vetes tre fëmijë…
Fiona Hayne ishte aq shumë e emocionuar që do të kishte foshnjat e saj binjake, Austin dhe Oakley. Ndërsa partneri i saj Blake, ishin gati të mirëpresin anëtarët më ë rinj të familjes së tyre të vegjël në botë.
Por në rrethanat që askush nuk mund ta kishte parashikuar këtë, nëna e tre fëmijëve vdiq më 2 qershor nga rrethana të panjohura.
Miqtë e saj kanë krijuar një llogari në GoFundMe për të ndihmuar bashkëshortin e të ndjerës të ngrenë një bazë financiare për fëmijët e tij, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Mikesha jonë e dashur, Fiona Louise Hayne, humbi jetën tragjikisht më 2 qershor 2018, pas lindjes nga një operacion emergjent cezarian me binjakët e mrekullueshëm. Ajo ishte shumë e ngazëllyer për ardhjen e tyre’’, tha burri i saj.
Këto fjalë nuk mund të përshkruajnë emocionet e përziera që ndihen në këtë rast të veçantë, me humbjen e Hayne dhe me ardhjen e Austin dhe Oakley.
“Në një kohë kaq të vështirë, ne do të dëshironim të merrnim ndonjë barrë nga ana financiare, në mënyrë që ata të kishin kohë për t’u përqëndruar tek binjakët dhe të merren me pikëllimin e tyre./Gazeta Shneta/