Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se të enjten ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës i burgosuri i burgut të Dubravës B.TH.
B.TH ishte i dënuar që nga viti 2007-të, me 12 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje.
I burgosuri, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, nga 21 shkurti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.