Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdiq Paul Aleksander, njeriu që jetoi mbi 70 vjeç në ‘mushkëri të hekurt’

Lajme 15/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Paul Aleksander ka vdekur para tre ditësh. Ai ka jetuar mbi 70 vjet në një pajisje të hekurt e cila i ka ndihmuar mushkëritë e tij që të mbushen me oksigjen.

Në verën e vitit 1952 Paul u sëmurë me poliomielit në një epidemi të rëndë me dhjetra mijëra raste në SHBA. Nëna e kishte dërguar të birin tek mjekët por sipas The Guardian ata kishin thënë se nuk mund të bëjnë asgjë. Paul mbeti në korridor dhe mezi po merrte frymë.

Megjithatë një mjek vendosi t’i bënte sërish disa analiza dhe e futi në sallën e operacionit për t’i bërë trakeotomi urgjente (hapje të fytit) për zhbllokimin e frymëmarrjes. Tre ditë më vonë ai u zgjua me trupin e tij të zhytur në një makineri që zëvendësonte frymëmarrjen e tij.

Paul u vendos në ‘mushkëritë e hekurit” në vitin 1952

Paul u shërua nga infeksioni por sëmundja e la atë të paralizuar nga qafa poshtë dhe të paaftë për të marr frymë vetë. Megjithatë ai ishte në gjendje që të merrte frymë përmes ‘mushkërive të hekurit’, një cilindër gjigant metalik që ndryshon presionin e ajrit.

“Mjekët na thanë se Paul nuk mund të jetonte”, kishte thënë nëna e tij Doris në autobiografinë për CNN, transmeton Gazeta Shneta. “Ka pasur disa raste kur ndalej rryma dhe mushkëria e tij duhej të pompohej me dorë. Fqinjët vraponin për të na ndihmuar”, ka rrëfyer ajo.

I ndjeri kaloi shtatë dekada në këtë cilindër metalik i cili i ka mbushur mushkërit e tij me ajër.

Pajisja ka një respirator që shtynë ajrin në mushkëri me metodën e frymëmarrjes artificiale të quajtur Ventilimi me Presion Negativ të Jashtëm (ENPV).

Paul në moshën 8 vjeçare mësoi të merrte frymë vetë deri në tre minuta duke “gëlltitur” ajër si një peshk, sipas The Neë York Times. Në moshën 21 vjeçare ai u bë personi i parë që u diplomua në një shkollë të mesme në Dallas pa ndjekur mësimin fizikisht në klasë. Më pas ai vazhdoi studimet në drejtësi në Universitetin e Teksasit në Austin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është melatonina e sigurt për fëmijët, ja çfarë thonë ekspertët
Artikulli i rradhës Studimi i ri zbulon se ADN-ja e mpox mund të qëndrojë në trup deri në katër javë

Ju sugjerojmë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

21/07/2026 Lajme

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.