Sindroma e vdekjes së parakohshme e foshnjave është shkaku kryesor i vdekjes së foshnjave një muaj deri në një vit, në vendet e zhvilluara.
Një studim ri nga Akademia Amerikane e Pediatrisë për foshnjat propozon një sërë këshillash për të ulur rastet e SMLS një herë e përgjithmonë.
Ekspertët rekomandojnë që foshnjat t’i vendosni në shpinë në një sipërfaqe të fortë të gjumit, transmeton Gazeta Shneta.
Sigurohuni që krevati të jetë një dyshek i fortë me një pëlhurë në të. Shmangni sa të mundeni shtratin e butë siç janë mbrojtëset e krevateve, batanijet, jastëkët dhe lodrat.
Shtrati duhet të jetë i zbuluar, asnjë preparat higjienik nuk duhet ta ketë afër, as madje rrjeta kundër mushkonjave.
Vendoseni fëmijën në të njëjtën dhomë me prindërit, por jo në të njëjtën sipërfaqe, foshnja në krevat të vetin ju në tuajin.
Kjo praktikë rekomandohet për fëmijët deri në gjashtë muaj por mund të zgjatet edhe deri në ditëlindjen e tij të parë./Gazeta Shneta/