Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Venat e zgjeruara në shtatzani (variçet)

Këshilla për shtatzëna 11/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përse më janë zgjeruar venat në shtatzani?

Ju mbetet që të ushtroni rregullisht, të shmangi qëndrimin e gjatë në këmbë dhe kur uleni ngritni këmbët mbi nivelin e ijeve

Në shtatzani, mitra rritet dhe bën shtypje në enët e gjakut të legenit, gjë që shpie në rritjen e shtypjes në venat e këmbëve dhe kështu mund të shkaktojë zgjerimin e tyre. Nëse edhe më parë e keni patur të njejtin problem me venat e zgjeruara në shtatzani, për këto arsye, gjendja momentale mund të ju përkeqsohet, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe sasia e rritur e progesteronit, njërit nga hormonet më të rëndësishme të shtatzanisë, shpie gjer tek relaksimi i muskujve dhe njëkohësisht parandalon zhvillimin e kontraktimeve, duke kontribuar kështu në krijimin më të lehtë të venave të zgjeruara në shtatzani. Përveç këmbëve, venat e zgjeruara mund të paraqiten edhe në buzët e mëdha dhe vaginë. Ndonjëherë mund të ndjeni lodhje në ato zona, por jo domosdoshmërisht.

Kam vena të zgjeruara në nëngjunjë, a më duhet ndonjë terapi e veçantë dhe sa është kjo e rrezikshme?

Nëse i keni pasur venat e zgjeruara që para shtatzanisë, këtë gjithsesi duhet t`ia thoni mjekut tuaj, në mënyrë që ai të përcjellë dhe të shikojë nëse janë të nevojshme kontrollat shtesë tek kirurgu vaskularë, kontrollimi me ultrazë i enëve të gjakut apo ndonjë terapi tjetër.

Në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për terapi shtesë, por vetëm se mjeku mund të ju udhëzojë që ti mbani veshur çorapet speciale të cilat janë të krijuara për vena të zgjeruara, gjegjësisht për shtatzëna. Ato janë të trasha dhe të forta, dhe nëse keni vena të zgjeruara, ato nuk do ti largojnë ato, por vetëm do të zvogëlojnë rrezikun nga përkeqsimi. I vetmi problem mund të jetë që janë të trasha dhe nuk janë shumë të përshtatshme në kohë të nxehtë. Por janë të dobishme!

Ju mbetet që të ushtroni rregullisht, të shmangi qëndrimin e gjatë në këmbë dhe kur uleni ngritni këmbët mbi nivelin e ijeve.

Egzistojnë edhe kremërat e veçanta për vena të zgjeruara, me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e ndjenjës së plotësisë dhe peshës në këmbë, ndërsa për udhëzimin e tyre, konstaktoni mjekun tuaj.

A mund të jenë të rrezikshme venat e zgjeruara në shtatzani?

Zakonisht jo. Megjithatë, nëse lëkura nën vena është e skuqur, e ndjeshme dhe me dhembje, ndërsa venat bëhen të fryra, dhe ju keni temperaturë, si dhe dhembje në tërë këmbën – menjëherë lajmëroni mjekun. Simptomet e paraqitura mund të sinjalizojnë komplikimet e venave të zgjeruara – pezmatimi i tyre, kërkon terapi dhe shtrim në spital. / Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakRevistat e gjysheve: Lista e plotë e profesorëve, asistentëve dhe mjekëve të Kosovës
Artikulli i rradhës Kuptimi i emrit Damara Brooklyn, tregon nëna Estela Ujka

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.