Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendosini shputat e këmbëve të bebes në brum të kriposur, për këtë arsye

Këshilla për shtatzëna 04/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rast se qesh ky fëmijë, mund të vdesë
Nëse kërkoni dhuratë të përkyer për gjyshet, gjyshërit dhe pjestarët e ngushtë të familjes, gjurmët e shputave të fëmijës tuaj të shtypura në brum të kryposur mund të jenë gjëja më e bukur që mund t’ua dhuroni, dhe gjithë këtë mund ta bëni vetë.

Gjurmët e shputave janë dhurata të shkqlyera për ditën e nënës, ditën e babait ose ditlindjet, dhe me këtë dhuratë mesiguri nuk do të gaboni. Ndihmojini fëmijët tuaj që ta bëjnë, sepse është më shumë se sa e thjeshtë. Këtë ide e kemi gjetur në blogun Squidoo.

Materiali i nevojshëm:

Një gotë kripë
Një gotë miell
Gjysëm gote ujë

Të gjitha përbërjet vendosni në një enë dhe përzijini mirë, duart e vogla të ndihmësit tuaj janë sikur të krijuara për këtë punë. Vetë vlerësoni se a është e nevojshme që të shtoni ende ujë, miell ose kripë, ndërsa brumi duhet në fund të ngjajë me plastelinën.

Kur më në fund e keni bërë brumin, në fletën e yndyrosur që e keni vënë në furrën për pjekje, nga brumi formoni një zemër të madhe, lule, flutur ose çfarëdo tjetër që doni, dhe lejoni fëmijët që në brum të vejnë shputat e tyre të vogla të zbathura.
Nëse keni një fëmijë, le t’i shtypë të dy shuptat, ndërsa nëse keni dy apo më shumë fëmijë, të gjithë ta shtypin vetëm njërën shputë në brum.

Mbi secilën gjurmë të shputës shkruani emrin e fëmijës me ndihmën e thikës ose bishtit të lugës, ndërsa diku kah mesi shënojeni edhe vitin si përkujtues.

Brumin mëpastaj pjekne tre orë në furrë, në temperaturë 100 gradë celzius. Nëse bëni një zemër të madhe, në vend dy apo tri të voglaa, sigurisht se duhet lënë më shumë orë të piqet. Pas tre orësh shikoni a ka mbetur ende lagështirë në brum. Nëse ka mbetur, rrotullone brumin dhe pjekne edhe nje orë.

Kur brumi është pjekur, hiqne nga furra, lëreni që të ftohet tërësisht dhe pastaj filloni me ngjyrosjen. Le të përzgjedhin fëmijët ngjyrën që dëshirojnë dhe lejojani atyre që ta ngjyrosin brumin në formë të zemrës sipas dëshirës së tyre (sidoqoftë ajo është dhurata e tyre).

Pas kësaj, lene ngjyrën të thahet tërësisht dhe dhuratën mbështilleni bukur./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë e qeshur këtij fëmije, mund t’ia marrë jetën
Artikulli i rradhës Këto 5 përdorime të deodorantit, kurrë nuk i keni ditur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.