Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitaminat ‘potencialisht të dëmshme’ që mund të shkaktojnë kolesterol të lartë, sipas studimeve

Jetë 11/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse është rutinë për miliona njerëz, siguria e disa suplementeve është vënë në pikëpyetje herë pas here.

Disa pilula merren në një përpjekje për të mbrojtur zemrën, por një studim sugjeron se ato mund të bëjnë pikërisht të kundërtën duke rritur nivelet e kolesterolit “të keq”, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Suplementet fituan famë në kohën e fundit, sepse ato ofruan një qasje të gjithanshme ndaj mirëqenies së përgjithshme.

Besimi i përhapur se suplementet janë të sigurta është vënë në dyshim vitet e fundit, por dëshmitë e rreziqeve të tyre mbeten kontradiktore.

Antioksidantët janë padyshim lloji më i popullarizuar sepse ata synojnë stresin oksidativ, një shenjë dalluese e plakjes dhe sëmundjes. Vitamina E, C dhe beta-karotina, megjithatë, janë gjetur se rrisin nivelet e kolesterolit të keq në një studim.

Studimi i publikuar në Journal of Clinical Investigation, zbuloi se vitaminat duke përfshirë E, C dhe beta karoten, mund të pengojnë aftësinë e mëlçisë për të zbërthyer kolesterolin e keq.

Ekipi, megjithatë, theksoi se gjetjet nuk treguan se njerëzit duhet të ndalojnë përdorimin e vitaminave të tyre.

Vitaminat në studim ishin antioksidantë, të cilët konsiderohen gjerësisht të shëndetshëm për shkak të asaj që luftojnë radikalet e lira, të cilat dëmtojnë indet e trupit.

Por gjatë kryerjes së kërkimeve në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut, ekipi zbuloi se këta antioksidantë ndërhynin në luftën e trupit kundër kolesterolit të dëmshëm.

Mëlçia kryen funksionin e zbërthimit të kolesterolit të dëmshëm, siç është lipoproteina me densitet shumë të ulët.

Kolesteroli LDL është jashtëzakonisht i dëmshëm për trupin, sepse kontribuon në formimin e pllakave në arterie.

Ndërsa ato ngushtohen me kalimin e kohës, gjaku i pasur me lëndë ushqyese lufton për të arritur në zemër dhe tru.

Studimi megjithatë, zbuloi se vitamina E, C dhe beta karotina e pengonin mëlçinë të kryente këtë rol.

Një seri testesh të mëtejshme zbuluan se vitamina E parandaloi plotësisht procesin e prishjes, gjë që rezultoi në shkatërrimin e më pak lipoproteinave.

Doktor Edward Fisher, autor i hulumtimit tha se: “Studimi ynë është i pari që dokumenton këtë lidhje midis vitaminave antioksidante dhe kolesterolit VLDL.

“Duket se vitaminat antioksidante mund të jenë potencialisht të dëmshme për zemrën bazuar në aftësinë e tyre për të rritur sekretimin e VDLD në qelizat e mëlçisë dhe te minjtë që kemi studiuar.”

Megjithatë, ai shtoi: “Duhen më shumë studime për të mbështetur gjetjet tona.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSimptomat e Omicron, gjendja befasuese që lidhet me sëmundjen e variantit të ri
Artikulli i rradhës Menopauza: Shenja intensive që mund të vazhdojë për më shumë se shtatë vjet, sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.