Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia për anesteziologët: Sakrifikuat gjatë pandemisë, dy prej juve humbën jetën

Lajme 31/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr pjesë sot në hapjen e kursit për anesteziologë të organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës. Ministri ka kujtuar dy anesteziologët që humbën jetë gjatë pandemisë, Sylejman Dulla dhe Afrim Tasholli.

Vitia ka thënë se anesteziologët janë përballur me shumë sfida dhe kanë sakrifikuar shumëçka gjatë pandemisë, e kjo iu kushtoi me humbjen e jetës dy prej tyre, shkruan Gazeta Shneta.

“Keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kohët kur jeni përballur me sfida sikurse ishte pandemia Covid-19. Ju keni sakrifikuar shumëçka dhe kjo fatkeqësisht iu kushtoi edhe me jetë dy kolegëve tuaj Dr. Sylejman Dulla dhe Dr. Afrim Tasholli të cilët i kujtojmë me respekt”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur shifrat e larta të anestezioneve që kanë kryer anesteziologët, ndonëse janë në numër të vogël.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë në vend sa i përket kësaj fushe. Fal përkushtimit tuaj vetëm në QKUK në vitin 2019 janë aplikuar mbi 17 mijë anestezione me një staf prej vetëm 64 anesteziologësh. Ndërsa në vitin 2023 me numër më të vogël të anesteziologëve keni kryer mbi 19 mijë operacione. Në anën tjetër numri i pacientëve në MIQ ka shënuar rritje në vitin 2023 me 578 nga 506 sa ishte në vitin 2019. Këto shifra pasqyrojnë ngarkesën dhe volumin e madh të punës që përballoni çdo ditë, për çka në emër të Qeverisë dhe ministrisë ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Vitia.

Ministri ka deklaruar se aktualisht janë 67 specializantë, prej tyre 31 janë në vitin e fundit dhe pas përfundimit do t’i bashkohen ekipeve të anesteziologëve.

Dr. Agreta Gecaj-Gashi, kryetare e Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës, ka thënë se këtë vit në Kongresin e Anesteziologëve në Munih e ka nënshkruar përkrahjen për Deklaratën për Menaxhimin Perioperativ të Gjakut, e cila është produkt i Shoqatës Botërore të Anesteziologëve.

“Qëllimi kryesor i PBM është të përmirësojë rezultatet e pacientit duke kursyer burimet e kujdesit shëndetësor dhe duke reduktuar kostot. OBSH e ka përkrahur kete iniciative me nje rezolute me titull disponueshmëria, siguria dhe cilësia e produkteve të gjakut. Gjate vitit te ardhshëm bashke me OBSH ne Kosove do t’ia prezentojme Ministrit Vitia dhe besojme qe me perkrahjen tuaj Minister do te implemetohet ne te gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar Gecaj-Gashi.

Në kursin CEEA 2024 këtë vit është organizuar me temë për Nënat dhe Fëmijët – Efektet anësore të anestezionit.

Gecaj-Gashi ka thënë se anesteziologjia luan një rol kritik në kujdesin obstetrik dhe pediatrik, duke ofruar rehati dhe siguri në disa nga momentet më sfiduese dhe kryesore në jetë.

“Ky modul është krijuar për të na pajisur me njohuritë, kërkimin dhe aftësitë praktike më aktuale, në mënyrë që të mund t’i përgjigjemi në mënyrë efektive nevojave unike të pacientëve tanë më të rinj dhe nënave të tyre”, ka deklaruar ajo.

Në këtë ngjarje audiencës i është adresuar edhe Prof. Idit Matot, Presidente e Shoqatës Evropiane për Anestezion dhe Mjekim Intensiv, përmes një lidhje virutale.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi, i cili ka falënderuar anesteziologët për punën dhe angazhimin e tyre. Ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të ndahet vija buxhetore me të cilën do të mundësohen trajnime për mjekët.

Në kursin e organizuar nga Shoqata e anesteziologëve kanë marr pjesë ligjërues vendor dhe ndërkombëtar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFunksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit me humbje të dëgjimit
Artikulli i rradhës MSh-ja mban konferencën përmbyllëse për muajin rozë me moton “Kancerin e Gjirit e Mposhtim së Bashku”

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.