Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasja e foshnjës në Prizren, detaje të reja

Lajme 26/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ende nuk është identifikuar vrasësi i një foshnje të porsalindur në Prizren. Kjo foshnje ishte gjetur më 25 nëntor e vdekur, në afërsi të Parkut të Qytetit në Prizren. Nga Prokuroria Themelore në Prizren kanë thënë për medie, se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e informacioneve, për të ndërmarrë më pas veprime hetimore, teksa për shkak të ndjeshmërisë rastit thanë se nuk mund të ndajnë më shumë informacione. Rasti ndërkaq është cilësuar “vrasje e foshnjës së porsalindur”. 

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur më 25 nëntor në Prizren. Atë ditë në afërsi të Parkut të Qytetit u gjet e vdekur një foshnje e porsalindur. Nga Policia u pat konfirmuar se rasti po trajtohet si “vrasje e foshnjës së porsalindur”, teksa më nuk u dhanë më shumë detaje. 

Ditëve në vazhdim nuk doli asgjë e re lidhur me fatin e kësaj foshnje dhe për atë se kush e la atë të vdekur në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit. 

Për këtë çështje, nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë konfirmuar për Express, se kanë autorizuar policinë që të grumbullojë informacione për të ndërmarrë më pas veprime hetimore. 

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht ndodhet në proces hetimor përkatësisht është autorizuar policia për grumbullimin e informacioneve të nevojshme. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit, nuk mund t’ju japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre. 

E detaje nuk dhanë lidhur me atë se nëse ka ndonjë të dyshuar për, siç cilësohet vepra, vrasjen e kësaj foshnje.  

Ndërkaq, nga policia patën thënë se foshnja ishte gjetur nga një person, teksa me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar për obduksion. 

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, pati thënë për Express, zëdhënësi I policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi”, thuhet në njoftim. 

Artikulli paraprakSi mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në diagnostikimin e fëmijëve me ADHD
Artikulli i rradhës Ramadani: MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës

Ju sugjerojmë

IKShPK: 30 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë nga prilli deri në qershor

08/06/2026 Lajme

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

08/06/2026 Lajme

Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

08/06/2026 Lajme

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

08/06/2026 Lajme

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme

Angli: Mbi 15 mijë vdekje në vit lidhen me pritjet e gjata në urgjenca

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.