Prokuroria e Vlorës ka dhënë pretencën për ish-policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje në plazhin e Potamit 7-vjeçaren Jonada Avdia.
Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të ish-policit dhe dënimin e tij me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”.
Arjan Tase goditi me skaf në breg të detit vogëlushen 7-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Mbretëria e Bashkuar për pushime me familjen e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht të vitit 2022 në Plazhin e Potamit./a2news