Zaimina Vasjari me fjalë zemre për vajzën e saj, ja si ia uron 1 qershorin

2018-06-01 në ora 15:28

Përkundër fillimit të muajve të tjerë të Qershorit, dita e parë e këtij muaji në këtë vit është e veçantë për këngëtaren e njohur Zaimina Vasjari.

Kjo, për shkak se ajo ka tashmë një vajzë me emrin Khloe, e cila së fundmi ka mbushur 6 muaj, shkruan Gazeta Shneta.

“Gezuar 1 qershorin tend te pare sy kalterta ime! Gezuar edhe te gjithe vogelusheve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja te lumtura gjithmonë,” ka mbishkruar këngëtarja në një video në të cilën uron këtë ditë të fëmijëve./Gazeta Shneta/