Çdo grua e përjeton shtatzëninë në formë unike. Për disa nga to, shtatzënia mund të nxit akne, pigmentim, e për disa humbje të flokëve.
Humbja e flokëve është një ndër problemet më të zakonshme në shtatzëni, që vjen si rezultat i ndryshimeve hormonale gjatë kësaj periudhe.
Por, ekzistojnë katër këshilla që duhet pasur parasysh për parandalimin e kësaj gjendjeje, për të cilat do mësoni në paragrafët e mëposhtëm.
Gjithmonë përdorni një hidratues për flokët pas çdo larje, pasi ka vërtet nevojë gjatë shtatzënisë.
Gjithmonë masazhoni kokën tuaj para se të lani flokët. Kjo ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe rrit shëndetin tuaj të kokës. Përdorni vajra të ndryshme që ushqejnë flokun dhe ujë të vaktet për ta lartë atë, as të nxehtë dhe as të ftohtë.
Hani ushqim të shëndetshëm që përmban një sasi të lartë të perimeve, frutave dhe arra gjatë shtatzënisë. Mungesa e biotinës dhe zinkut gjatë shtatzënisë çon në rënie të flokëve.
Mësoni teknika relaksimi, pasi stresi është shkaku kryesor i shumë problemeve shëndetësore. Madje përveç flokëve ajo mund të dëmtojë edhe shëndetin tuaj dhe të fëmijës./iKub/