Politikanit shqiptar do i shtohet edhe një person i vogël në familje. Mediat kanë shkruar rreth familjes së tij për rastë të ndryshme. E së fundmi ai u bë kryepersonazh rreth gjinisë së fëmijës së dytë.
Sipas burimeve të “Gazetës Shqiptare”, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, zonja Fatlinda Berisha është në javët e fundit të shtatzënisë. Mësohet, se pas Drinit, i cili pak muaj më parë festoi 8-vjetorin e lindjes dhe i ati e uroi në mënyrë speciale përmes një dedikimi të ndjerë dhe një festë të këndshme, Saimiri dhe Fatlinda do të bëhen sërish prindër të një djali.
“Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat”-shkruhet në suplementin ”Bluetoothe”./GazetaShneta/