Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë fertilitetin e grave dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm

Femina 27/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar një ilaç që mund të zgjasë fertilitetin e grave për pesë vite, duke rritur aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë dhe për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale. Rapamicina, ilaçi në fjalë, sipas studiuesve, mund të mbrojë vezoret nga plakja.

Studimi për Rapamicinën, i ndërmarrë për të kuptuar nëse një ilaç mund të ngadalësojë plakjen e vezoreve, synon të vonojë menopauzën, të zgjasë fertilitetin dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.

Yousin Suh, profesor i shkencave riprodhuese, dhe Zev Williams, shefi i departamentit të endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit në Universitetin e Kolumbisë, bashkëdrejtuan studimin. Sipas Suh, rezultatet tregojnë se ilaçi mund të zvogëlojë plakjen e vezoreve me 20%, për aq kohë sa gratë nuk përjetojnë efekte anësore si përzierje, dhimbje koke, presion të lartë të gjakut apo infeksione gjatë përdorimit.

Suh njoftoi se 1,000 gra që morën pjesë në studim raportuan përmirësime në shëndetin e tyre pas përdorimit të ilaçit, duke përfshirë kujtesë më të mirë, më shumë energji dhe lëkurë më të butë. Studimi gjithashtu tregoi se rapamicina mund të rrisë jetëgjatësinë me 9-14% duke rigjallëruar sistemin imunitar dhe organet që përkeqësohen me moshën.

“Rezultatet e këtij studimi, të parat e këtij lloji në historinë njerëzore, janë shumë emocionuese. Do të thotë që gratë me probleme të fertilitetit të lidhura me moshën tani kanë shpresë, nëse më herët nuk kishin,” tha Suh.

“Këto rezultate tregojnë se shumë gra në botë kanë shpresë për përdorimin e rapamicinës, për të zgjatur jetëgjatësinë e vezores dhe për të vonuar menopauzën, duke zgjatur gjithashtu jetëgjatësinë dhe përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës,” shtoi ai.

Suh theksoi se ekipi prej të paktën 12 shkencëtarësh që po punojnë në këtë studim kanë besim të madh në vlefshmërinë e rezultateve.

“Në një farë mënyre, rezultatet tona janë shumë të mira për të qenë të vërteta. Këto rezultate janë si një ëndërr e realizuar,” tha ai.

Ky është studimi i parë që fokusohet në thelbin e plakjes së vezoreve dhe në parandalimin e tij. Vezoret lëshojnë vezë vazhdimisht, dhe gratë humbasin rreth 50 çdo muaj, me vetëm një që arrin ovulimin. Një dozë e vogël javore e rapamicinës ngadalëson këtë proces, duke bërë që ato të lëshojnë vetëm 15 vezë në muaj.

Suh dhe Williams vlerësojnë se kjo ul plakjen e organeve me 20%.

Niveli i rapamicinës së përdorur është i vogël: grave u jepet 5 mg në javë për tre muaj, krahasuar me 13 mg në ditë. Gjatë studimit, u vu re se gratë nuk përjetuan asnjë shqetësim dhe vazhduan të kenë menstruacione normale./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakStudim i ri: Makthet e rregullta mund të paralajmërojnë rrezikun e lartë të demencës
Artikulli i rradhës Studim: Gratë performojnë më mirë gjatë ciklit menstural

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.