Në këtë artikull mund të lexoni rreth endometriozës dhe shanset për të mbetur shtatzënë nëse vuani nga ajo.
Endometrioza është një problem shëndetësor shumë i dhimbshëm tek gruaja dhe ndikon fuqishëm në fertilitet. Por fatmirësisht edhe për të ekziston trajtim mjekësor.
Shenjat më të shpeshta të endometriozës?
Ndër më të shpeshtat përfshijnë dhimbjet pelvike si edhe krampe të fuqishme. Dhe fatkeqsisht infertiliteti është një prej pasojave më të shpeshta të këtij problemi shëndetësor. Ekspertët tregojnë se gati ½ e grave me endometriozë përballen me vështirësi në të ngjizurën e një fëmije.
Si të rrisni shanset për shtatzëni nëse vuani prej endometriozës?
Ende nuk ka asnje evidencë të qartë që tregon si përmirësohet fertiliteti me anë të medikamenteve. Megjithatë mjeku në rastet në fjalë përshkruan mjekime të cilat rrisin nivelin e hormoneve në organizëm. Megjithatë duhet të keni edhe një jetë të shëndetshme.
Ndër të cila:
Ruani një peshë të mirë trupore;
Konsumoni fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina;
Bëni aktivitet fizik si ecje, ngritje peshe (në mënyrë të moderuar) si edhe ndiqni klasa aerobie./botaegruas