‘Sëmundja e mëngjesit’ është një ndjenjë nauze, e shoqëruar ndonjëherë me të vjella, që shumë gra kanë gjatë shtatzënisë zakonisht në tremujorin e parë.
Gjendja është e zakonshme, përveç nëse është shumë e rëndë, nuk përmban rrezik për foshnjen tuaj shkruan babycenter, transmeton GazetaShneta.
Sëmundja e mëngjesit zakonisht fillon rreth javës së pestë ose të gjashtë të shtatzënisë dhe ka tendencë të përkeqësohet gjatë muajit tjetër.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
Pse quhet sëmundje në mëngjes kur kam vjellje gjatë gjithë ditës dhe natës?
“Sëmundja e mëngjesit” është një term mashtrues. Për disa gra shtatzëna, vjellja është më e keqe në mëngjes dhe lehtësohet gjatë rrjedhës së ditës. Por, gjendja mund të ndodhë në çdo kohë dhe për shumë gra. Disa gra gjithashtu përjetojnë kete sëmundje edhe natën.
A është normale të kesh sëmundje në mëngjes për tërë shtatëzëninë?
Është e pazakontë, por një numër i vogël i nënave kanë sëmundje në mëngjes që zgjat në tremujorin e dytë dhe madje të tretë.
Prapëseprapë, duhet biseduar me ofruesin e kujdesit shëndetësor nëse vjellja juaj zgjat përtej 20 javëve të shtatzënisë. Sëmundja e gjatë e mëngjesit mund t’ju bëjë të mjerueshëm dhe një rast shumë i rëndë mund të çojë në dehidrim dhe t’ju parandalojë të fitoni peshë./GazetaShneta/