Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zef Ndrejaj nuk flet për shtatzënën e vrarë: Rasti po hetohet nga Prokuroria

Lajme 01/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndreja i ka thënë Ekonomia Online, se rasti i vrasjes së gruas në oborrin e kësaj Klinike është nën hetim nga Prokuroria.

Ai nuk ka dashur që të komentojë më shumë për rastin, duke kërkuar që të merret leje nga ShSKUK për çdo informatë në lidhje me rastin.

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar se shtatzëna 35-vjeçare që u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, kishte urdhër mbrojtës.  Sipas Gjykatës, i dyshuari për vrasje, Sokol Halili, në shtator të këtij viti ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë, derisa në muajin gusht, ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares.Sipas komunikatës së Gjykatës, urdhëri mbrojtës ishte lëshuar nga 13 shtatori dhe vlente deri më 13 mars.

“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023”, thuhet në komunikatë.

Sipas Gjykatës, i dyshuari për vrasje, Sokol Halili, në shtator të këtij viti ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.

“Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.”

Në muajin gusht, ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares.“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M”, thuhet në komunikatë.

Artikulli paraprakBekim Haxhiu kërkon dorëheqjen morale të drejtorit të Gjinekologjisë në QKUK
Artikulli i rradhës Raportohet se Sokol Halili ishte para Gjinekologjisë edhe një natë më parë, e thërriste të ndjerën të dilte jashtë

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.