Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se nga data 30 korrik do të hyjnë në fuqi rreth 25 masa të reja kufizuese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Zemaj ka deklaruar në klan kosova se nga 30 korriku do të ketë masa të reja për vendet e rajonit dhe kosovarët që udhëtojnë në këto vende.
“Ata që kthehen pas datës 30 do detyrohen të shkojnë në vetizolim. Personat që shkojnë dhe nuk kthehen pas 48 orësh, edhe ata do detyrohen të shkojnë në vetizolim në mënyrë që të mos sjellin rrezikshmëri”, ka deklaruar Zemaj. /Gazeta Shneta/