Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zgjerohet vaksinimi kundër HPV në Kosovë, përfshihen të rinjtë deri në 26 vjeç

Lajme 30/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar zgjerimin e vaksinimit kundër Human Papilloma Virus (HPV), pas aprovimit të rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Komiteti Profesional Këshillues për Imunizim.

Sipas njoftimit të IKSHPK- së, vendimi bazohet në evidencën më të fundit shkencore dhe praktikat ndërkombëtare, me synim rritjen e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, si dhe kancereve të tjera të lidhura me këtë virus tek të dy gjinitë, transmeton Gazeta Shneta.

Me këtë vendim, vaksinimi kundër HPV do të ofrohet në mënyrë vullnetare për të rinjtë deri në moshën 26 vjeç që nuk janë vaksinuar më parë.

Ndërkohë, personat e moshës 26 deri në 45 vjeç do të mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të mjekut, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.

Programi rutinë i vaksinimit për fëmijët 11–12 vjeç do të vazhdojë sipas kalendarit ekzistues të imunizimit.

IKSHPK thekson se HPV mbetet një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze.

Sipas IKSHPK-së, vaksina konsiderohet e sigurt dhe shumë efektive, veçanërisht kur merret para ekspozimit ndaj virusit, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun për lezione para-kanceroze dhe zhvillimin e kancerit.

Zgjerimi i vaksinimit pritet të ndikojë në uljen e rasteve të kancerit, rritjen e mbrojtjes tek të rinjtë dhe reduktimin e kostove të trajtimit në të ardhmen, duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm të popullatës.

Vaksina do të jetë e disponueshme në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në vend.

IKShPK u bën thirrje prindërve dhe qytetarëve që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për përfitimet e vaksinimit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak2–3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e ankthit dhe depresionit
Artikulli i rradhës Algoritmi i ri përmirëson kontrollin e tensionit të gjakut tek mijëra pacientë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.