Zgjidhja me përbërje shtëpiake për problemin e tendosjes së lekurës

2017-02-12 në ora 22:18

Shenjat që shfaqen për shkak të tendosjes drastike të lëkurës, mund të shfaqen edhe për shkak të shtatzënisë, shtimit të konsiderueshëm të peshës trupore apo dobësimit, madje edhe me rastin e stërvitjeve të tepruara.

Se a do të shfaqen dhe sa shenja do të shfaqen varet nga tipi i lëkurës dhe sasia e kolagjenit në lëkurë, mirëpo njëkohësisht është e sigurt – fjala është për problemin estetik të cilin çdokush do të dëshironte ta eliminonte.

Portali MyHelathyFoodTips ofron zgjidhjen – përzierje shtëpiake për të cilën vërtetojnë që fshin shenjat dhe pas përdorimit të rregullt lëkura duket sikur këto dukuri kurrë nuk kanë ekzistuar.

Përbërësit:

– një lugë vaj ulliri,

– një lugë xhel aloe vera,

– një lugë të bluar kokrrash gruri të mbirë.

Përgatitja:

Përzieni që të tre përbërësit në një enë. Para përdorimit, lëkurën pastrojeni mirë, pastaj lyeni me përzierje zonën e përfshirë nga shenjat.

Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj hiqeni me peshqir të njomur.

Kjo përzierje do të t’ju ndihmojë edhe nëse keni ndonjë vragë.