Kur bëhet fjalë për matjen e zhvillimit të bebes tuaj, ju duhet të keni parasysh se zhvillimi nuk është një garë.
Pa marrë parasysh ritmin e zhvillimit të bebes tuaj, ajo do të arrijë të gjitha ciklet e muajve përkatës përpara se t’i mbush 1 vjet, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Shikojeni beben tuaj derisa të rritet dhe shijojeni këtë kohë të mrekullueshme pa e krahasuar me zhvillimin e bebeve të tjera.
Zhvillimi i bebes 2 muajshe:
Këtu do të shtjellojmë cilat zhvillimi do t’i kalojë bebja në muajin e dytë të jetës. Gjithashtu, mund të pyesni doktorin tuaj për caqet që bebja ka arritur deri tani, dhe çfarë duhet të prisni nga tutje nga ajo.
Zhvillimi fizik:
- Kur bebja të arrijë muajin e dytë të jetës, do të vëreni disa zhvillime fizike të dukshme tek ajo:
- Tani bebja juaj do të mund të ngre kokën lartë, dhe të rrotullohen në krahë derisa është e shtrirë në stomak.
- Bebja tani mund të ngre lartë krahërorin nga dyshemeja, duke u mbajtur në krahët e saj.
- Që nga ky muaj, duart e vogla nuk do t’i mbajë më të shtrënguara në grusht.
- Tani do të vëreni se ka filluar të lëvizë duart dhe të luaj me to.
- Ende duhet të bëni kujdes me kokën dhe qafën e saj.
Zhvillimet e trurit:
Gjatë kohës së lindjes, madhësia e trurit të bebes ishte 25% e madhësisë së trurit. Gjatë kohës kur të bëj një vit jetë, madhësia e trurit do të arrijë në 70% të trurit të një të rrituri.
- Mënyra se si bashkëpunoni me beben, do të përkufizoj komunikimin dhe aftësitë e të folurit të saj.
- Bebja juaj 2 muajshe tani është shumë e zënë duke dëgjuar zhurmat që e rrethojnë.
- Koordinimi i syve dhe njohja e objekteve janë detyrat më të rëndësishme të zhvillimit të bebes gjatë këtij muaji.
Zhvillimi social:
Gjatë këtij muaji bebja juaj ka filluar të komunikojë
- Ajo iu shfaq interesin e saj duke e kthyer kokën në drejtim të zhurmës apo objektit që ka pranë.
- Ajo do të largohet kur ka nevojë për pushim.
- E qajtura e bebes tuaj tani është edhe një mënyrë komunikimi për të.
Disa shqetësime madhore:
- Sigurohuni që bebja ka arritur peshën përkatëse
- Shikoni nëse reagon ndaj zhurmave dhe dritave
Në rast se vëreni ndonjërën nga këto, duhet të bëni vizitë mjekësore. Diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi është tejet esencial.
Për çfarë duhet të siguroheni?
Për t’u siguruar se bebja ka rritje dhe zhvillim të duhur, lexoni listën e poshtëshënuar për të ditur çfarë duhet të bëni:
- Bebja duhet të pijë qumësht gjiri bashkë me suplementet e vitaminës D, të rekomanduar nga doktori
- Vendoseni beben tuaj në stomak për t’i forcuar muskujt
- Pasi ta vendosni në këtë pozitë, largojini disa lodra për t’i dhënë hapësirë t’i arrijë
- Këndojini dhe bisedoni me të gjatë gjithë ditës. P.sh. shpjegojani të gjitha aktivitetet që jeni duke i bërë.
Në rast se bebja bën diçka më herët apo më vonë sesa bebet tjera, nuk duhet të jetë shqetësim për ju. Siç e përmendëm edhe më lartë, zhvillimi i bebeve kalon me ritmin personal.
Nëse dëshironi, edhe ju mund të ndani me nënat e tjera eksperiencën personale se si bisedoni dhe luani me beben tuaj gjatë kësaj periudhe. Kjo do t’i hynte në ndihmë të gjitha nënave të reja, për t’u mësuar si të kalojnë këtë fazë të zhvillimit të bebes. /Gazeta Shneta/