Shumë besojnë se fundi i muajit të tretë është një hap i madh për prindërit dhe bebin. Tashmë bebi juaj ju ka zhvilluar një rutinë për gjumin, ushqimin dhe lojën. Ajo tashmë ka shenja të qarta dhe ju keni filluar të kuptoni pak pëlqimet, dhe mospëlqimet e saj.
Fuqizimi
Mund të keni vënë re se bebi po mban mirë kokën vet. Kur është shtrirë barkasi mund të ngrihet deri më 45 grade. Kur luani, vendoseni bebin në pozicione të ndryshme-duke i ofruar mbështetje ulur, pas kurrizit tënd, barkazi apo në kurriz. Të gjitha këto e ndihmojnë të fuqizojë muskujt.
Duart!
A i ka zbuluar bebi juaj duart? Ato levizin, mund të shihen lehtësisht, kanë gishta qesharak dhe mund të futen në gojë. Bebi do të fillojë të luaj me këto ‘’lodra’’ të reja duke i lëvizur, tundur gishtat, thithja e tyre dhe vëzhgimi me imtësi.
Duke i sjell duart në mes dhe duke i bashkuar është një zbulim I radhës. Së shpejti, bebi do të kuptojë se duart mund të përdoren si mjete. Ajo do të fillojë të prek objekte interesante, ti mbash objektet si lodra në duart e saj. Ajo mund të kuptojë së zhurma vjen nga veprimi I saj. Tashme filloi kuptimi I shkak pasojës.
Vendoseni bebin përpara pasqyrës. Disa bebe vëzhgojnë me vemendje veten ndërkohë që të tjerë lëshojnë pasthirma dhe qeshin. Pasqyra të pathyeshme janë lodra të mira për bebin, gjatë kësaj kohe tregoji syrin, hundën, dorën.
Rikthimi në punë-Tranzicioni
Komunikimi i qartë me përsonin apo qëndrën që do kujdeset për bebin tuaj kur të riktheheni në punë është esencial. Ti je eksperti i bebit tënd. Tregoji për rutinën dhe oraret pasi duhen respektur që bebi të jetë mirë. Kur bebi e di çdo ndodh ndihet më e sigurt. Kjo siguri i fal vetbesim për të eksploruar botën.
Shkruaj në një letër orarin e bebit duke përfshirë dhe ushqimin. Shpjegoni pjesë të pritshme që ndodhin si p.sh a ka një këngë të preferuar që dëgjon përpara se të flej? A ka ndonjë metodë të preferuar si do të mbahet? Sa herë duhet të gromsijë pas ushqimit që të ndihet mirë?
Disa bebe këtë tranzicion e përballojnë lehtë ndërkohë të tjerë duan pak kohë. Ndonjëherë është më tepër e veshtirë për prindin se për fëmijën. Është e vështirë të lësh bebin por mos harro që ata e ndjejnë stresin tuaj.
Të thënit mirupafshim është tepër e rëndësishme por bëje të thjesht. Shpjegoi bebit se ti po largohesh dhe x do kujdeset për te derisa të rikthehesh. Edhe nëse bebi është duke luajtur gjithmonë thuaj mirupafshim, mund të grindet por do qetësohet lehtësisht.
Në këtë moshë bebet fillojnë të njohin fytyra dhe objektet speciale. Disa kanë një lodër të preferuar nëse bebi ka filluar të ketë coje këtë lodër me të. /mamidhebebi