Zhvillimi i fetusit në faza të caktuara është me shumë rëndësi që të arrijë të ketë një lindje të shëndetshme.
Kështu, muaji i parë fëmija zhvillon modelin apo strukturën prej nga do të krijohet fytyra dhe qafa. Zemra dhe enët e gjakut do të vazhdojnë zhvillimin e tyre në këtë fazë.
Pastaj në muajin e dytë, fëmija disa centimetra i gjatë, formohen qepallat dhe veshët dhe mund ta shihni edhe majën e hundës, transmeton Gazeta Shneta.
Muaji i tretë, Foshnjat rriten edhe më shumë, dhe në këtë fazë fillon të lëvizë, ju filloni të ndjeni lëvizjet e bebes në barkun tuaj.
Në muajin pasardhës, ju do të ndjeni se mitra juaj po rëndohet edhe më shumë poshtë, zemra dhe enët e gjakut formohen plotësisht.
Në muajin e gjashtë, foshnja mund të thithë gishtin, gërhas dhe të bëjë edhe më shumë lëvizje, në këtë fazë sërish e ndjeni edhe më shumë lëvizjen e foshnjës suaj.
Bebet ndryshojnë për nga madhësia, varësisht nga shumë faktorë, si gjinia, numri i foshnjave që kanë pasur një çift etj.
Fëmija juaj pritet të lind, kur vjen java e 37, dhe pastaj lind në mes kësaj jave dhe javës së 39./Gazeta Shneta/