Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zhvillimi i shikimit të foshnjës suaj në mitër

Jetë 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sytë e foshnjës fillojnë të formohen që në javën e 6-të të shtatzënisë, si dy dalje të vogla nga truri në zhvillim. Brenda pak javësh, krijohen pjesët kryesore – kornea, irisi, bebëza, thjerrëza dhe retina. Qepallat formohen rreth javës së 10-të, por mbeten të mbyllura deri në tremujorin e tretë.

Në javën e 27-të, foshnja hap sytë për herë të parë. Nga java e 31-të, bebëzat mund të zgjerohen dhe ngushtohen për të kontrolluar dritën, dhe foshnja reagon ndaj ndriçimit të fortë, madje edhe nga jashtë barkut.

Në këtë fazë, shikimi është ende i paqartë dhe dominon aftësia për të dalluar forma të zbehta.

Sipas Baby Center, rreth javës së 32-të, foshnja mund të fokusohet në objekte të mëdha në afërsi. Në javën e 34-të, aftësia për të gjurmuar lëvizjen zhvillohet dhe shfaqet perceptimi i ngjyrës së parë – të kuqe – pasi kjo është ngjyra e brendshme e mitrës.

Në javën e 36-të, shikimi është pothuajse si ai në momentin e lindjes. Edhe pse sytë janë fizikisht të aftë, truri i foshnjës nuk ka maturuar plotësisht për të përpunuar të gjitha detajet vizuale, ndaj pamja mbetet e paqartë për disa muaj.

Pas lindjes, rruga vizuale përmirësohet gradualisht. Rreth moshës 8 muaj, fëmija mund të dallojë ngjyra, të fokusohet më saktë dhe të ketë perceptim të plotë të thellësisë – duke parë pothuajse po aq mirë sa një i rritur. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKonfiskohen 80,000 copë cigare pa banderola në Mitrovicë
Artikulli i rradhës Si zhvillohen dhëmbët e foshnjës suaj që në mitër

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.