Bebja juaj me siguri nuk do të ketë aftësinë e të pamurit qartë para se t’i mbushë 12 muaj, mirëpo shikimi te fëmijët zhvillohet plotësisht midis vitit të tretë dhe të pestë.
Shikimi i bebes përmirësohet relativisht shumë gjatë vitit të parë, transmeton Telegrafi.
Pas lindjes bebja mund vetëm të detektojë dritën dhe lëvizjet, d.m.th., mund të shohë fytyrat dhe format e mëdha.
Deri në fund të muajit të parë, bebja mund të vërë kontaktin me sy dhe të fokusohet në objektet e madhësive rreth 12 centimetra.
Kur bebja t’i mbushë katër muaj, ajo mund të dallojë ngjyrat dhe të fokusohet në objekte më të vogla.
Meqenëse shikimi i bebes përmirësohet në harmoni me të gjykuarit, ajo mund të fokusohet në objektet deri në 3 metra dhe të vështrojë aktivitetet përreth vetes. Nëse, p.sh., e lëvizni rraketaken nga njëra anë në tjetrën, disa centimetra nga fytyra e bebes, ajo rraketaken vazhdimisht e përcjell me sy.
Kjo është shkathtësia të cilën secila bebe duhet ta arrijë në atë moshë.
Nëse bebja juaj i ka katër muaj dhe nuk përcjell objektet me sy apo ka probleme me lëvizjen e syve në cilëndo anë qoftë, atëherë duhet të kërkoni këshillë te mjeku.