Studiuesit në Kinë kanë treguar se 1 në 5 fëmijë kanë shfaqur shenja të depresionit dhe të ankthit gjatë karantinës.
Në këtë studim të botuar në JAMA Pediatrics kanë qenë pjesëmarrës 1,784 fëmijë nga Kina për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi zbuloi se 23% e fëmijëve raportuan simptoma të depresionit, kurse 19% raportuan simptoma të ankthit.
Është e kuptueshme që fëmijët të përjetojnë norma të larta të depresionit dhe të ankthit përgjatë karantinës, pasi pamundësia për t’u takuar me miqtë dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e tyre, sigurisht që sjell një ndikim serioz në mirëqenien psikologjike të fëmijëve./GazetaShneta/