Këtu janë 10 arsyet më të shpeshta pse bebet shpërthejnë në lot.
Por nëse bebi juaj ka vështirësi në frymëmarrje gjatë kohës kur qan, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Jam uritur
Uria është një nga arsyet më të shpeshta pse i posalinduri qan
Jam i lodhur
Bebja mund të flejë me vështirësi, veçaërisht kur është shumë e lodhur. Ndihmojeni të qetësohet.
Po bëhem sikur po qaj
Nëse bebja juaj është më pak se 5 muajshe, zakonisht qan pasditeve ose në mbrëmje vonë. Kjo është normale, megjithëse juve ju shkakton stres.
Ndërroma pelenën
Nëse pelena është e mbushur, kjo nuk e lë rehat beben.
Kam nevojë të gromësij
Nëse bebja qan gjatë ose pas ushqimit, ajo mund të ketë thithur ajër dhe ka nevojë për ta nxjerrë jashtë. Ndihmojeni duke ia fërkuar shpinën.
Kam shumë nxehtë
Bebet qajnë edhe kur e kanë shumë nxehtë.
Kam shumë ftohtë
Bebet mund ta kenë të ftohtë gjatë ndërrimit të pelenës, por ju shpejt do të mësoni se si ta bëni këtë në mënyrën e duhur.
Nuk po ndihem mirë
Kujdes nëse bebi juaj qan me intervale të ndryshme Mund të jetë sëmurë. Askush s’mund ta njoh beben më mirë se ju, prandaj nëse vëreni diçka, konsultohuni me mjekun.
Shumë vizitorë
Nëse bebja vizitohet nga shumë njerëz, kjo mund ta shqetësojë atë.
Kam nevojë për përqafim
Bebja juaj ka nevojë për përqafime që të ndihen e sigurtë. /Gazeta Shneta/