Ekzistojnë një numër i madh i veshjeve që nuk mund të ju bëjnë ndonjë favor. Ja disa dhjetra gjëra që mund të ju hyjnë në punë.
Ngjyra e zezë nuk është gjithnjë e përshtatshme
Është fakt se ngjyra e zezë njihet si e përshtatshme për çdo rast, por me kalimin e moshës, lëkura e femrave ka tendencë të lëshohet më shumë dhe e zeza krijon një kontrast të ashpër duke theksuar rrudhat dhe tërheq vëmendjen e linjave nën mjekërr dhe rreth syve. Është mirë të shtoni ndonjë aksesor të ndritshëm si një shall apo gjerdan për të zvogëluar efektin e errët.
Përpiqeni të fshehni pjesë nga trupi juaj
Nëse përpiqeni të mbuloni ijet tuaja, krahët apo stomakun nën një xhaketë sportive pa formë, atëherë ju me të vërtetë do të dukeni shumë më e plotë. Një xhaketë më prerje të mirë deri në bel dhe pak më e shkurtër në gjatësi mund të tregojë pjesët më të mira të trupit tuaj.
Gjatësia e fundit tuaj lëviz poshtë e më poshtë
Vetëm për shkak se jeni duke kaluar në moshë më të vjetër, kjo nuk nënkupton se duhet të ndryshojë tërësisht edhe gjatësia e fundeve tuaj. Është mirë të njihni trupin tuaj dhe pse fshehni pak gjunjët nga lëkura e varur nuk është asgjë, por mos u mundoni të kaloni në ekstrem, ruani gjatësinë mesatare, në mënyrë që mos të dukeni edhe aq keq.
Keni mbërthyer sytjenat në madhësi të gabuar
Madhësia e gabuar e sytjenave ju bën të dukeni më të shkurtër, më të vjetër si dhe më të trashë. Andaj është mirë të ndërroni kohë pas kohë sytjenat sepse madhësia e gjoksit nuk qëndron gjithnjë e njejtë, si pasojë e ndryshimeve hormonale apo humbjes së peshës.
Xhinset tuaja janë tepër elastike
Xhinset e ngushta janë një dhurat për çdo femër që ofrojnë rehati dhe stil, por ndonjëherë xhinset që janë tepër elastike mund të ju japin pamje të kundërt. Kërkoni xhinse me 2% fibra elastike, shihni me kujdes në etiketë për material elastik apo elastane. Xhinset e duhura ofrojnë shtrirje të mjaftueshme dhe do të tregojnë siluetën tuaj shumë mirë.
Syzet tuaja janë shumë të errëta
Modeli i syzeve të errëta dhe të trasha theksojnë në pah rrudhat nën sy. Sugjerohet që të kombinoni korrniza delikate me pak shkëlqim, në mënyrë që të mund të reflektojnë dritën. Është mirë të eksperimentoni me ngjyra neoni, kështu do të fshihni rrudhat dhe do të dukeni shumë më e re.
Ju e fshehni qafën tuaj
Ju e mbuloni qafën tuaj sa më shumë të jetë e mundur me një rollkë, por zgjedhja më e mirë do të ishte një V-formë apo e hapur në formë të rrumbullakët, në mënyrë që të theksojë paksa dekoltenë tuaj.
Ju bëni shoping me personin që e doni më shumë
Mund të duket shumë qesharake nëse tentoni të dukeni si një 16 vjeçare me ngjyra të ndezura neoni apo që nuk ju shkojnë për shtati. Mundohuni të qëndroni në klasiken por me disa elemente trendi, provoni printe të lehta florale prej mëndafshi dhe bluza pa mëngë, ndonjë xhaketë prej lëkure apo xhinse, por asesi mos dilni shumë nga vetja juaj.
Ju kurseni veshjen e shtrënguesve për dasma dhe Vit të Ri
Veshja e shtrënguesve mund të reduktojë gungat dhe defektet e trupit, duke ju hequr edhe vite moshe. Ajo që ka rëndësi është mos jenë edhe shumë të ngushta, në mënyrë që të shmangni shqetësime të caktuara të kujdesit shëndetësor. Ju mund t’i vishni nëpër ahengje të ndryshme, vetëm nëse zgjedhni llojin e duhur ku mund të merrni frymë lirshëm dhe të lëvizni apo kërceni.
Taket me platformë ju peshojnë më shumë
Këpucët me take të larta apo platformë janë të panevojshme për trupin tuaj, mundohuni të zgjedhni diçka më të shëndetshme dhe të lehta, me take të ulëta e praktike.
Nuk keni dëgjuar rregullën franceze për këtë aksesor
Një shall i shkurtër prej mëndafshi i lidhur rreth qafës suaj mund të tërheq shumë vëmendjen e padëshiruar, të mos përmendim se ju bën të dukeni si stjuardesat e viteve të 60-ta. Në vend të kësaj, mund të vendosni ndonjë karficë rreth këmishës suaj./femra.net/