Brenda 24 orëve në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 13 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.
Në raportin 24 orësh të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe 266 pacientë të tjerë.
“Stafi mjekësor gjatë kësaj kohe, ka trajtuar edhe 266 pacientë të tjerë, 65 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 42 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 94 në Dhomën e Shërbimit Internistik”, thuhet në raportin e tyre. /Gazeta Shneta/
Për tre ditë 58 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencë pas aksidenteve në trafik