Një qytetare nga Kosova ka kërkuar ndihmë për të kryer procedurat për frytnimin e asistuar mjekësor, në mënyrë që të gëzojë mëmësinë, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një mesazhi dërguar në faqes Këshilla për Shtatzëna të Gazetës Shneta, një familjare e gruas në fjalë ka kërkuar ndihmë financiare në mënyre që pas 18 vjetësh martesë ajo t’i gëzohet shtatzënisë së suksseshme.
Mesazhi i plotë dhe pa ndërhyrje:
“Sot ju kisha lute per ndihme per nje familjare timen e cila pas 4 here deshtim ne IVF pa suskese ne 18 vjete martese do te provoj edhe nje here ne muajin prill nese veq i grumbullon parat qe i nevojiten.
Sigurisht e dini qe IVF ka nje shume te kushtueshme dhe i duhen 4000 euro per te bere kete transfer. Ju kisha lute nga zemra kushdo qe mundet te i ndihmojsa do qe te kete mundesi .
Nene jam edhe une dhe e di se femija eshte dhurata me e bukur qe na ka dhene zoti dhe i falemnderohem cdo dite. Kushdo qe ka mundesi te kontribuoj per kete qift ju lutem te me shkruani ne inbox qe te ju jap detajet e te dhenave. Numri për kontakt: +386 49 754 577”. /Gazeta Shneta/