Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

346 pacientë u trajtuan me terapi fikse ortodontike në QKSK gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

Lajme 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Ortodoncisë të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës (QKSK), gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, janë trajtuar 346 pacientë me terapi fikse ortodontike.

Sipas njoftimit të QKSK-së, bëhet e ditur se terapia fikse ortodontike është një nga shërbimet e specializuara që ofrohet në këtë klinikë, për trajtimin e anomalive dentare dhe të raporteve ndërnofullore.

Në njoftim thuhet se trajtimi realizohet përmes aparateve fikse (briketa ortodontike), të cilat vendosen në sipërfaqen e dhëmbëve me qëllim korrigjimin e pozicionit të tyre dhe përmirësimin e funksioneve orale.

Po ashtu, theksohet se pacientët i nënshtrohen ekzaminimeve klinike dhe radiologjike, përfshirë ortopantomografinë dhe cefalometrinë, të cilat shërbejnë për vendosjen e diagnozës së saktë dhe hartimin e planit individual të trajtimit.

Sipas QKSK-së, trajtimi ortodontik planifikohet në mënyrë individuale për secilin pacient, duke marrë parasysh moshën, llojin dhe shkallën e anomalisë, si dhe nevojat funksionale e estetike.

Nga QKSK, theksohet se vazhdimi i ofrimit të shërbimeve ortodontike sipas standardeve bashkëkohore mbetet prioritet, me qëllim përmirësimin e shëndetit oral dhe rritjen e qasjes së pacientëve në trajtime të specializuara./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKatër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre
Artikulli i rradhës Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

Ju sugjerojmë

Vala ekstreme e të nxehtit shkaktoi mbi 4 mijë vdekje shtesë në Evropën Perëndimore

03/07/2026 Lajme

Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

03/07/2026 Lajme

125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës

03/07/2026 Lajme

Implanti nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës

03/07/2026 Lajme

AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

03/07/2026 Lajme

Vala e të nxehtit në Francë shkaktoi rritje të vdekjeve me gati 30% brenda një jave

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.