Një grua e martuar dhe nënë e një fëmije, paguhet më shumë se 50 euro për një orë pastrim, komplet e zhveshur.
Emily Nikols nga Liverpooli, vendos vetëm dorëza për pastrimin e banjës në shtëpitë e klientëve të saj, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo thotë se klientët e saj janë shumë xhentëlmen dhe pretendon se asnjëherë nuk ndihet si objekt seksual, edhe kur meshkujt e shikojnë tek pastron.
“Për mua, të pastroj e zhveshur nuk është ndonjë gjë e madhe. Është krejt normale”, ka thënë Emily, e cila ka lindur vajzën e saj para disa muajsh.
“Në fillim isha pak nervoze, por më vonë gjithçka u rregullua. Klientët ndihen normal dhe nuk u pengon kjo gjë”, ka shtuar ajo.
Emily thotë se klientët e respektojnë.
“Pyetjen më të shpeshtë që ma bëjnë: A është ngrohtë mjaftueshëm në shtëpi?”.
“Burri im fillimisht kishte dyshime për sigurinë time, por ai ka besim në mua sepse unë jam e rritur”, ka deklaruar Emily. /Gazeta Shneta/