Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si po e shkatërroni trurin e fëmijës çdo ditë

Jetë 09/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Sad little girl
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijë të trishtuar dhe prindër sipërfaqësorë

Shtatë muaj para se të ndahej nga jeta, psikiatri i famshëm amerikan Leon Eisenberg ka shprehur se shikon shumë veprime për të cilat nuk mund të heshtë edhe pse nuk është hera e parë që është duke folur.

Ai është tepër i indinjuar si pasojë e gjykimit dhe torturimit që sipas tij fëmijët përjetojnë në aspektin psikologjik. Dhe nuk është aspak duke e ekzagjeruar! Sipas tij shpesh i kushtohet tepër rendësi dhunës fizike të fëmijës dhe aspak asaj psikologjike.

Duke u bazuar tek fjalët e tij, mjekja Tiziana Cristofari ka bërë një përmbledhje të asaj që prindërit duhet të mësojnë prej psikiatrit.

Unë do të flas duke ju drejtuar të gjithë prindërve…

“Shikoj shpesh të më vijnë në zyrën time prindër të shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët “janë diagnostikuar” me një problem në aftësitë njohëse dhe nga ana tjetër, mendoj se këta prindër janë tepër të paduruar në drejtin të fëmijës, duke i bërë të marrin shpesh vendime të nxituara apo të nxjerrin përfundime të gabuara në lidhje me aftësitë e fëmijës.

Në momentin që ata vijnë tek unë, fëmija duket i dhunuar psikologjikisht, i demotivuar  dhe me një vetëvlerësim shumë të ulët. Ankesat e prindërve kanë lidhje me refuzimin e fëmijës ndaj mësimeve, vështirësinë në të shkuarin në shkollë çdo mëngjes, ku shumë shpesh edhe qajnë etj. Në këtë moment mendoj se zinxhiri tashmë është krijuar.

Mësuesja-prindi-logopedi-mjeku specialist, dhe tashmë diagnoza është dhënë, fëmija mund të ketë përmirësim por jo një trajtim specifik apo kurim të plotë.

Sigurisht që kështu do të jetë, pasi në të vërtetë nuk ekziston një diagnozë e saktë sepse edhe diagnostikimi është bërë nga persona që nuk e kanë kompetencën për ta bërë. Në rreth 99% të rasteve fëmija nuk ka asnjë problem dhe fillon të rikuperojë mangësitë që ka në mësime brenda një viti.

Por ju a e keni pyetur ndonjëherë veten si ndihet fëmija para bisedave që ju zhvilloni me mësuesit, në familje, me mjekët, në terapitë e vazhdueshme?

E dini se çfarë i shkaktoni atij ndërsa e vlerësoni jo të aftë në disa aspekte? E bëni të ndihet më i pazoti se të tjerët, ndihet ndryshe, ndihet budalla dhe më poshtë se të gjithë shokët e klasës.

Ata humbin vlerësimin që kanë ndaj vetes, psikika e tyre ndryshon ngadalë, në mënyrë të shëmtuar, duke e bërë atë të ndihet i trishtuar, i frikësuar dhe shpesh mendojnë se nuk janë të aftë të ndjekin studimet”. /pernenat

Artikulli paraprak25-vjeçarja pastron shtëpitë e klientëve komplet e zhveshur, ja çfarë thotë (Foto)
Artikulli i rradhës Ushqimi shtesë, si ta dalloni beben kur ngopet

Ju sugjerojmë

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina

SHBA miraton për herë të parë pas 20 vitesh një përbërës të ri për kremrat kundër diellit

11/06/2026 Jetë

Alarm nga studiuesit: Suplementi i njohur për dhimbjet e kyçeve mund të përshpejtojë Alzheimerin

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri qetëson prindërit: Macet nuk e përkeqësojnë astmën te fëmijët

11/06/2026 Jetë

Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive

11/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.