Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3 ndryshimet pozitive që ndodhin në organizmin e një gruaje pas shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 17/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jeta e një gruaje ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes së një fëmijë, sepse ajo duhet të mbajë përgjegjësi si për veten, po ashtu edhe për fëmijën.

Ndryshime të mëdha ndodhin në trupin e një nënë të re. Disa i pranojnë lehtësisht këto ndryshime, ndërsa ka edhe nga ato gra që duan shumë kohë për t’u përshtatur me trupin e ri. Gjithsesi, ka edhe nga ato ndryshime të papritura që pësojnë gratë pasi kanë lindur një fëmijë:

Ju ndryshon zëri: Zëri i një gruaje pasi lind një fëmijë, ndryshon. Ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është rezultati i një studimi që u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Sussex-t. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën fillestare. Studiuesit sugjerojnë se këto ndryshime janë shkaktuar nga ndryshimet hormonale. Kjo për shkak se niveli i hormoneve seksuale zvogëlohet në mënyrë drastike pas lindjes dhe kjo mund të ndikojë në kordat e zërit. Megjithatë, ky ndryshim ka një shpjegim tjetër. Ekspertët besojnë se njerëzit me një zë të ulët, si rregull, konsiderohen më kompetent dhe të pjekur. Kjo është arsyeja pse gratë mund ta ndryshojnë zërin në mënyrë që të përshtaten me rolin e ri të nënës.

Truri i tyre punon më mirë: Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë bëhen më të zgjuara pas lindjes. Truri i tyre bëhet më i madh në mënyrë që të plotësojë jo vetëm nevojat e nënës, por edhe të foshnjës. Kjo është arsyeja pse nënat e reja mund të jenë punëtore më të mirë se kolegët e tyre që nuk kanë fëmijë.

Trupi rigjenerohet: Kjo është e gjitha për shkak të gjakut të fetusit, që fillon proceset e rigjenerimit në trupin e nënës. këshillon Class. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë për të shëruar plagët dhe madje mund të parandalojë dhe të shërojë sëmundjet serioze. Shtatzënia mund të të zgjatë jetën, por kryesisht në rastet kur shtatzënia ndodh në një moshë më madhore. Shkencëtarët zbuluan se gratë që kishin fëmijë në një moshë më të madhe jetonin më gjatë se të tjerat. Në të njëjtën kohë, mosha e shtatzënisë së parë dhe pjellorisë nuk ishin të lidhura me jetëgjatësinë e grave.

Artikulli paraprakNga qimet rrotull thithkave te madhësia dhe kanceri: Ç’duhet të dijë një grua rreth gjoksit
Artikulli i rradhës Këto janë shenjat e para të depresionit post-partum që asnjë grua nuk duhet të injorojë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.