Pavarësisht kujdesit të avancuar prenatal, mijëra familje amerikane çdo vit përballen me dhimbjen e lindjes së vdekur, shpesh pa asnjë paralajmërim.
Një studim i publikuar në revistën “JAMA”, analizoi afro 2.8 milion shtatzëni dhe zbuloi se rreth 30% e rasteve ndodhin pa ndonjë shkak apo faktor të qartë mjekësor, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
Sipas bashkautorëve, edhe pse disa gra identifikohen si me rrezik të lartë, mjetet parandaluese mbeten të kufizuara.
Midis viteve 2016–2022, lindjet e vdekura ndodhën në 1 nga 147 lindje – më shumë se sa raporti i CDC-së prej 1 në 175.
Mbi 70% e rasteve lidhen me faktorë si obeziteti, diabeti ose përdorimi i substancave, por gati një e treta ndodhën pa asnjë shenjë paralajmëruese.
Rreziku ishte më i lartë në shtatzënitë me presion të lartë kronik të gjakut, mungesë të lëngut amniotik ose anomali fetale, si dhe pas javës së 41-të të shtatzënisë.
Ekspertët theksojnë se këto diferenca nuk kanë arsye biologjike, por reflektojnë pabarazi strukturore dhe paragjykime në kujdesin shëndetësor.
Për shumë familje, humbja është e papritur dhe traumatike — një kujtesë se edhe në epokën e teknologjisë mjekësore, shumë shtatzëni mbeten të rrezikuara pa shenja të dukshme. /Gazeta Shneta/


