Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është një gjendje, e cila rezulton në rritjen e shanseve për të dëmtuar zemrën e njeriut.
Në qoftë se, hipertensioni nuk monitorohet, atëherë rrit rrezikun për goditje në zemër shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Fatmirësisht, egzistojnë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, si:
-Ecja apo ndonjë aktivitet tjetër fizik
Ushtrimet janë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur hipertensionin.Ushtrimet e rregullta ndihmojnë që zemra të bëhet më e fortë dhe efikase në pompimin e gjakut.
-Pini më pak alkool
Pirja e alkoolit mund të rrit presionin e gjakut.Disa hulumtime kanë sugjeruar se sasitë e moderuara të alkoolit mund të mbrojnë zemrën e njeriut.
-Hani çokolladë të zezë
Çokollada e zezë është e pasur me flavonoide, të cilat kanë përbërje bimore që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.
-Konsumoni manaferra
Manaferrat janë të mbushura me polifenole, përbërje natyrore bimore që janë të mira për zemrën tuaj.Ato mund të zvogëlojnë rrezikun e zemrës dhe diabetit, si dhe përmirësojnë presionin e gjakut./GazetaShneta/